Aksionarët e ‘Monego’ kërkojnë rihapjen e degëve

Aksionarët e institucionit jo bankare “Monego”, kërkojnë nga Administratori i BQK-së që t’i rihapë degët e saj në mënyrë që të mos shkurtohen vendet punës dhe klientët t’i përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu, caktimin e Administratorit nga BQK,  aksionarët e konsiderojnë të ngutshëm dhe jo sipas ligjit.

Aksionarët e institucionit financiar jo bankar “Monego”  i kanë bërë thirrje administratorit të përcaktuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) që menjëherë të hapë degët e kompanisë për të shërbyer kreditë e dhëna.

Sipas tyre, pezullimi i degëve nënkupton që klientët nuk janë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre të kredisë, duke shkelur kështu kontratat e tyre. Vendimi i administratorit për të pezulluar degët, krijon gjithashtu një pasiguri pune për 250 punonjësit e kompanisë, të cilët janë kritikisht të nevojshëm për të shërbyer portfolion ekzistues të kredisë.

Monego aktualisht punëson 250 njerëz në të gjithë rajonin e Kosovës. Mosha mesatare e të punësuarve të kompanisë është 25 vjet.

Agita Baltbarde, përfaqësuese aksionarëve të e “Monego” dhe udhëheqëse e marrëdhënieve me publikun, kërkon rihapjen e kompanisë që njerëzit të mos humbasin vendet e tyre të punës.

“Me qëllim që këta njerëz të mos humbasin punën e tyre, aksionarët e kompanisë po i bëjnë thirrje administratorit të ri-hapë kompaninë veçanërisht duke pasur parasysh shkallën e papunësisë së vendit prej 30%, dhe shkallën e papunësisë tek të rinjët 50%.”, thotë Baltbarde.

Më tej thuhet se siç është raportuar të premten më 06 dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës vendosi të revokojë licencën për kompaninë që lëshon kredi konsumuese “Monego”, duke emëruar një administrator të Bankës Qendrore. Aksionarët e kompanisë do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Procedurën e emërimit të Administratori, aksionarët thonë se ishte e kundërligjshme

“Aksionarët e kompanisë besojnë se procedura për emërimin e administratorit ishte një shkelje e ligjit, sepse administratori filloi punën përpara se kompania ose aksionarët e saj të merrnin informacione zyrtare për vendimin e Bankës Qendrore.”

Tutje në letrën Agita Baltbarde thuhet se shpejtësia me të cilën u vendos administratori ngre shqetësime në lidhje me përpjekjen për të vjedhur pasuritë e kompanisë dhe ky është një vendim i motivuar politikisht.

Në javën e parë të muajit dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) përkatësisht bordi i këtij institucioni mori vendim për revokimin e licencës për dy institucionet mikrofinanciare “Monego” dhe “IUTE Credit”.