Aksion shkollor i Cityt, barazon rezultatin ndaj Liverpoolit VIDEO

Manchester City e ka barazuar rezultatin kundër Liverpoolit në stadiumin ‘Etihad’.

Në minutën e 31’, Gabriel Jesus e konkretizoi në gol një aksion të bukur të vendasve, ashtu siç do vërtet Pep Guardiola, lojë tiki-taka.