Aksion në lokalet e natës në Klinë, gjenden armë e gaz lotsjellës. Në Deçan të shtëna në një lokale nate

Stacioni Policor Klinë, më 23.08.2019 në përkrahje të Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë, NjRSh, Administratës tatimore dhe inspektorëve të punës, ka realizuar planin operative “Inspektimi”.

Operacioni është zhvilluar në dy lokacione, lokale të natës. Gjatë implementimit të planit inspektorët kanë filluar me procedurë mbi shkeljet e
supozuara – si mos përdorim i arkave fiskale, mos lidhja e kontratave me punëtorët, e shkelje te tjera.

Ndërsa nga ana e policisë në njërin lokal janë gjetur dhe sekuestruar:

●Një pistoletë me 10 copë fishek
●Një sprej gaz lotsjellësi,
●Një thikë dhe një automjet është marr për shmangie doganore.

Në lokalin e dytë është gjetur dhe sekuestruar një gaz lotsjellësi. Njëkohësisht patrullat në lëvizje kanë ndaluar, kontrollua një automjet tek pronari-ngasësi
i te cilës kanë gjetur dhe sekuestruar një armë ilegale.

Te gjitha veprimet janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të cilit, i dyshuari për posedim të armës është ndaluar për 48 ore.

Po ashtu në zonën e Deçanit, Policia ka pranuar një informacion nga qytetarët se në fshatin Lëbushe – Deçan në oborrin e një lokali të natës, kishte të shtëna me armë zjarri.

Pas një pune operative- hetimore te Njësitit të Hetimeve SP-Deçan, është arrritur që të identifikohet-arrestohet i dyshimti F.F. (1979) dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedures paraprake është bastisur shtëpia e të dyshuarit në Pejë, dhe gjate bastisjes është gjetur dhe konfiskuar si prove materijale nje arme e tipit ‘ECOL-SM’ cal-9 mm Gas, një karrikator, 37 –fishek-gas, 9 gëzhoja te të njejtës armë .

Në lidhje me rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet raporti përkatës i incidentit , kurse i dyshimti të lirohet në procedurë të rregullt.

loading…