Aksion i madh i policisë, arrestohen disa zyrtarë për dallavere me patentë shoferë

Është duke ndodhur një aksion masiv i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike.

Sipas informacioneve të deri tanishme, aksioni ka të bëjë me patentë shoferë.

Lajmin për aksionin e policisë e ka konfirmuar për Ballkani.info edhe zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili nuk ka dhënë shumë detaje pa përfunduar operacioni.

“Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor, për detaje ju njoftojmë pas përfundimit të tij”, ka thënë shkurt Hoxha.

Bastisjet janë duke vazhduar nëpër shumë lokacione. /Ballkani.info

loading…