Trajneri i kombëtares argjentinase Lionel Scaloni është në gjendje të rëndë në spital, për shkak se është goditur nga një makinë kur ishte duke shëtitur me biçikletë në rrugët e Majorkës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Puerto Portals. Një makinë u fut në trotuar pa e vënë re trajnerin argjentinas, i cili ra në tokë duke përplasur kokën.

Scaloni ka pësuar traumë të fortë në fytyrë dhe ka marrë goditje të forta në trup. Për pasojë, është duke u trajtuar për plagë serioze në spitalin universitar të Son Espases.

40-vjeçari ka luajtur te Mallorca në sezonin 2008-2009, ndërsa në nëntor u bë trajner i ArgjentinAs, pas disa muajsh si trajner i përkohshëm.