Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, do të mungojë në ndeshjet e “Panzerave” për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020, kundër Bjellorusisë dhe Estonisë, pasi mbeti i lënduar në një aksident sportiv.
Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) e ka konfirmuar se procesi rikuperues i Joachim Low po shkon mirë, por 59-vjeçari është këshilluar nga mjekët e tij që të pushojë gjatë muajit të ardhshëm.
Low do të zëvendësohet nga ndihmësi i tij, Marcus Sorg, dhe trajneri i portierëve, Andreas Kopke, për ndeshjen në Bjellorusi më 8 qershor dhe atë me Estoninë, tri ditë më vonë.
Megjithatë, Low planifikon të jetë në kontakt me ndihmësit e tij dhe me menaxherin e skuadrën, Olivier Beirhoff gjatë ditëve afër ndeshjeve.
“Po ndihem mirë përsëri, por duhet të pushoj pak gjatë katër javëve në vazhdim”, ka thënë Low për Federatën e Futbollit të Gjermanisë.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me stafin e tim të trajnerëve dhe do të jemi në kontakt me njëri-tjetrin edhe kur të afrohet dy ndeshjet. Sorg, Kopke dhe Bierhoff kanë shumë përvojë dhe së bashku do të jenë ura lidhëse për mua”.







