Aksidentohen dy vetura në Peran të Podujevës, policia jep detaje (FOTO)

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një e tipit ‘VW Golf IV’ dhe një ‘VW Golf V’.

Ballkani.info ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmetin, e cila ka dhënë detaje rreth ngjarjes.

“Në ora 12:40, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Peran, ku janë përfshirë dy automjete. Në këtë aksident, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, ndërsa të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Në fund, ajo ka thënë se me rastin tashmë po merren njesiti i trafikut. /Ballkani.info

FOTO nga vendi i aksidentit: