Aksident
Aksidenti zinxhir në Bavari të Gjermanisë lë të vdekur 2 persona dhe 31 të tjerë të lënduar
Dy persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u lënduan në një seri përplasjesh në Bavari të Gjermanisë pasditen e së dielës.
Autoritetet thonë se rreth 40 automjete u përfshinë drejtpërdrejt në një zinxhir aksidentesh që nisën rreth orës 16:00. si pasojë e shiut të dendur, shkruan Deutche Welle në gjuhën angleze.
Kryqi i Kuq i Bavarisë raportoi se katër persona janë në gjendje të rëndë.