Aksidenti tragjik në Gjakovë, zbulohen emrat e tre viktimave – gruaja që humbi jetën ishte nga Shqipëria

Zbulohen emrat e tre viktimave, të cilët humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në fshatin Raçë të Gjakovës.

Sipas burimeve policore mësohet se viktimat e aksidentit janë Rokson Domgjonaj, Pjetër Ndrecaj si dhe bashkëshortja e tij e këtij të fundit nga Shqipëria, Blerina Meqaj.

“Viktimat e aksidentit janë 34-vjeçari Pjetër Ndrecaj dhe Rokson Domgjonaj, kurse gruaja nga Shqipëria Blerina Meqaj është bashkëshortja e viktimës me Pjetër Ndrecajt”, thuhet në deklaratën e policisë së Kosovës.

Viktima P.N – mashkull, 34 vjeçar nga fshati Pjetershan

Viktima R.D – mashkull, 37 vjeçar nga fshati Bishtazhin

Viktima  B.M – femer, 33 vjeçare nga Shkodra

Mëngjesin e sotëm mjeti më të cilin ata po udhëtonin humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge, duke shkaktuar dhe vdekjen e mënjehershme të tyre.