Një aksident ka ndodhur në Milloshevë, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, sot pasdite.

Ballkani.info ka raportuar se në këtë aksident ishin përfshirë tri vetura.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Ballkani.info.

Sipas policisë, sot rreth orës 14:30 në rrugen Prishtinë –Mitrovicë, saktësisht në fshatin Milloshevë e kemi pranuar informatën për nje vetaksident trafiku.

“Mirëpo bazuar në ekzaminimet fillestare si dhe në konstatimet që kemi marrë nga ekipi mjekësor në vendngjarje e gjithe kjo ngjarje dyshohet te ketë ardhur pas një komplikimi shëndetësor (dyshohet sulmi kardiak) që ngasësi i automjetit ka pësuar. Gjë kjo që ka bërë që vozitësi në mënyrë të ngadalësuar të devijoj nga rruga. Viktima A. B. Mashkull 65 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje. Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. /Ballkani.info/