Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të dielën në rrugën nacionale në Zubin Potok.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:10 në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/ Rr. Nacionale N2, Zubin Potok 24.07.2022 – 00:10. Raportohet për një aksident trafiku mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer mashkull kosovarë, me ç’rast njëri nga viktimat ka ndërruar jetë , ndërsa dy të lënduarit e tjerë (pasagjeri) dhe i dyshuari janë në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë lidhur me rastin personi i dyshuar është nën arrest, nën sigurimin policor në spital.
Rasti në procedurë hetimore./Ballkani.info







