Aksident zingjiror në Fushë Kosovë, përfshihen katër vetura FOTO

Një aksident zingjiror ka ndodhur sot pasdite në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Sipas fotografive të siguruara nga Ballkani.info në këtë aksident janë përfshirë katër vetura, të cilat janë ndeshur njëra me tjetrën në një zonë ku është e mbuluar me semaforë.

Sipas dëshimtarëve, përveç dëmeve materiale nuk pasur të lënduar. Pasojë e aksidentit duket të jetë mos mbajtja e distancës. /Ballkani.info/