Aksident tjetër në Drenas – 10 persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:50 në fshatin Abri e Epërme, të vendi i quajtur “Garrapole”.

Burimet e Sinjali njoftojnë se në këtë aksident janë përfshirë 5 vetura dhe lëndime trupore kanë pësuar 10 persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca.

Tre nga të lënduarit janë dërguar më autoambulancë, ndërsa pesë të tjerë kanë vazhduar me vetura private.