Aksident në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, veturat përfundojnë në një lokal

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal”, tha ajo.

Ahmeti tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut./Ballkani.info