Lajmi i fundit

Aksident në afërsi të Mitrovicës, vetura me 7 persona rrokulliset disa metra jashtë rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës, raporton Magazina.al.

Dyshohet se shoferi është vetaksidentuar, ndërsa u mësua se në veturë ishin shtatë persona.

Policia ka bërë të ditur që nga ky aksident nuk ka asnjë të lënduar rëndë.