Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore“, tha ajo.

Ahmeti tha më tej se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

VIDEO BONUS: Për dy muaj 116 mijë kërkesa për pasaporta – Rritet interesimi edhe i qytetarëve në veri