Aksident

Aksident mes dy veturave në Fushë Kosovë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek udhëkryqi i Bresjes në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.

Dy vetura janë të përfshira në këtë aksident. Siç shihet në pamjet e dërguara nga lexuesit e Insajderit, veturat kanë pësuar dëme materiale.