Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Për persona janë lënduar.

Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.  Drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje pas rastit.

“Prishtinë / 26.05.2025 – 23:20. Ka ndodhur aksident në trafik në mes të një veture dhe motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri të cilët për tretman mjekësor janë dërguar QKUK. Me vendim të prokurorit drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.