Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Gjilan, përfshihen tri vetura FOTO

Një aksident në mes të tri veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Bresalc.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka treguar se përveç dëmeve materiale nuk dihet nëse ka edhe persona të lënduar.

“Mund ta konfirmojmë se një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në aksident kanë qenë të përfshira tre vetura. Përveç dëmeve materiale nuk kemi informata për të lënduar apo edhe pasoja të tjera. Hetuesit janë në vendin e ngjarjes dhe po i mbledhin informatat”, ka thënë Hashani.