Tre persona janë lënduar sot në një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha në  këtë aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një veturë.

Policia është duke hetuar shakatarët e aksidentit.

“Rreth orës 12:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe një veturë,  si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, ka thënë ai