Aksident i rëndë në Lëbushë të Deçanit

Mëngjesin e sotëm, dy vetura me targa të huaja, janë aksidentuar mes vete në Lëbushë të Deçanit. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 08:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Lëbushë të Deçanit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me targa të huaja. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha Gashi.