Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi” ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Dëshmitarët kanë thënë për Ballkani.info se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Prej katër personave të lënduar, mësohet se vetëm dy prej tyre janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti është bllokuar përkohësisht, ndërsa njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes. /Ballkani.info