Aksident fatal në Podujevë, një i vdekur dhe një i lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në këto çaste në fshatin Brecë të Podujevës.

Burimet e IndeksOnline kanë treguar se në aksidentin ku është i përfshirë një traktor, një person i moshës së re ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore.

Policia e Kosovës është rrugës për në vendin e ngjarjes ndërsa IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar.