“Akrepi” i Ibrahimoviqit përsëritet në Spanjë, shihni golin e vitit! (VIDEO)

Quhet Alvaro Vazquez, është 27 vjeç dhe është sulmues i Real Zaragoza-s në divizionin e dytë spanjoll. Në karrierë nuk ka shënuar kurrë më shumë se 7 gola në një kampionat të vetëm, por emri i tij ka bërë xhiron e botës për një gol të mrekullueshëm.

Të premten luhej Zaragoza-Oviedo dhe Alvaro Vazquez shënoi në minutat 76 e 90, duke i dhënë 3 pikë të arta skuadrës së tij, që po lufton për mbijetesë.

Goli i dytë ishte një kryevepër: kros nga e djathta, spanjolli ishte i mbuluar rreptë dhe me shpinë nga porta, ndaj pa shumë ekuilibër provoi një gjuajtje me takë, duke shënuar një gol spektakolar.

Goditja që njihet si “akrepi”, e bërë e famshme nga Zlatan Ibrahimovic, por që tashmë nuk ka më një pronar të vetëm.

Një gol i rrallë, por edhe me peshë të madhe për Alvaro Vazquez, i cili para ndeshjes së të premtes kishte shënuar vetëm 4 gola në kampionat dhe kritikat ndaj tij po vërshonin, duke qenë se pritej tjetër rendiment kur Zaragoza e mori në huazim verën e shkuar, nga Espanyol. Festimi? Me duar te veshët, si për t’u thënë të gjithëve: “Çfarë po thoshit?”.

Goli i fundit në 11 nëntor, më pas errësirë dhe këtë javë erdhën dy gola të mrekullueshëm, me të dytin që është që tani kandidat për çmimin Goli i Vitit.

Ja dhe 3 nga golat më të famshëm si akrep, duke nisur natyrisht nga Mbreti Zlatan, por edhe Mkhitaryan e Giroud nuk mbeten pas:

https://www.youtube.com/watch?v=R_ezVhiwrys