AKR-ja e gatshme të hyjë në koalcion me AAK-në dhe PSD-në, i kërkon 10 vende në listën zgjedhore

Sot është nënshkruar marrëveshja për koalicion në mes të PSD-së së Shpend Ahmetit dhe AAK-së së Ramush Haradinajt.

Këto dy parti kanë vendosur të hyjnë bashkë në zgjedhje. Bartës të listës kanë vendosur ta kenë Haradinajn, pasi Ahmeti i ka edhe dy vjet mandat në udhëheqjën e kryeqytetit.

Në konferencën e sotme Ahmeti ka thënë se ky koalicion po formohet për t’i fituar zgjedhjet dhe se të dy partitë pothuajse në mënyrë unanime janë pajtuar për të lidhur koalicionin.

Ne po i bashkojmë forcat me AAK-në që t’i fitojmë zgjedhjet me një program të përbashkët qeverisës. Kemi vendosë disa kërkesa për mospajtimet ose qëndrimet e ndryshme. Në të dyja këshillat drejtues të partive tona s’ka pasë pothuajse fare zëra kundër”, tha Ahmeti.

Haradinaj dhe Ahmeti kanë thënë se janë të hapur edhe për partitë tjera që të jenë pjesë e këtij koalicioni, duke përmendur Nismën dhe AKR-në.

E burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se Haradinaj më herët ka pasur kontakte me presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Këto burime kanë thënë se ka përafrim të qëndrimeve dhe se Pacolli është shprehur goxha i gatshëm t’i bashkohet AAK-së në koalicion.

“Pacolli duket se është i gatshëm të hyjë me AAK-në dhe për këtë ai i ka kërkuar 10 vende në listën zgjedhore. Ka gjasa që brenda pak ditësh të zyrtarizohet koalicioni”, kanë thënë burimet e Ballkani.info.

Po ashtu këto burime thonë se AKR-së t’i jetë afruar edhe LDK-ja për ta marrë në koalicion zgjedhor, megjithatë kjo varet edhe se kush do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër. /Ballkani.info/

loading…