Agjencia kundër Korrupsionit organizon sot hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Hedhja e këtij shorti do të bëhet bazuar në Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.

Ndërkaq këtij kontrolli të pasurisë do t’i nënshtrohen vetëm 20% e numrit të përgjithshëm të zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.

Hedhja e shortit për kontrollimin e plotë të pasurisë bëhet sot në objektin e Agjencisë kundër Korrupsionit, në orën 11:00