Akil Gjakova

Akil Gjakova shkon në rrethin e tretë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Akil Gjakova ka depërtuar në rrethin e tretë të Grand Slamit të Abu Dhabit 2023.

Garuesi kosovar në xhiron e dytë e mposhti finlandezin Valtteri Olin me Ippon, ndërsa paraprakisht e eliminuar në rrethin e parë garuesin nga Bahamas, Andrew Munnings.

Gjakova në rrethin e tretë do të ketë punë me kazakun Zhansay Smagulov.

Ndërkohë, në rrethin e dytë kaloi sot edhe garuesja tjetër kosovare, Loriana Kuka në kategorinë deri në 70 kilogramë.