Akil Gjakova kthehet në Kosovë pa medalje, ai humbi mundësinë edhe për të Bronztën. Por, ai fitoi pikë Olimpike të rëndësishme.

Gjakova humbi mundësinë për medalje të argjendtë dhe të artë kur u mposht në çerekfinale nga xhudisti izraelit, Tohar Butbul.

Megjithatë, Akili kishte një tjetër shans për medalje, atë të bronztë përmes Ripasazh.

Fillimisht, ai nisi gjithçka mirë dhe e mposhti xhudistin nga Moldavia, Victor Sterpu, por nuk arriti të fitojë edhe luftën e fundit, për të rrëmbyer këtë medalje.

Akili u mposht me ippon nga vendasi, Rustam Arujov dhe kështu kthehet në Kosovë pa medalje.

Akili u mposht me ippon nga vendasi, Rustam Arujov në kategorinë 73 kg dhe kthehet në Kosovë pa medalje, por me pikë Olimpike të rëndësishme.

Kështu, Akil Gjakova ka zënë vendin e pestë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudisti ynë fitoi 360 pikë Olimpike për Tokyo 2020.

Pas Akilit, të dielën, Loriana Kuka do të zbresë në skenë, në kategorinë -78 kilogramë.

Në rrethin e parë, ajo do të ketë punë me britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown, ndërsa nëse e fiton këtë meç në xhiron e dytë e pret Madeleine Malonga, që kaloi tutje pa luftë.

Të dy xhudistët synojnë të fitojnë medalje në Baku, e po ashtu edhe pikë drejt sigurimit në normës olimpike për Olimpiadën “Tokyo 2020”