Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, nuk ka arritur të triumfojë në garën për medaljen e bronztë, në Grand Slamin e Parisit i cili u mbajt sot. Ai garoi në kuadër të kategorisë së peshave -73 kilogramëshe.

Kosovari e humbi ndeshjen për medaljen e bronztë, kundër Kampionit Olimpik, italianit Fabio Basile.

Xhudisti kosovar u përball në gjysmëfinale me atë nga Mongolia, Tsogtbaatar Tsend-ochir. Akili ishte më i mirë se Tsogtbaatar, por një moment pakujdesie, i kushtoi kosovarit me humbje, teksa Tsend-ochir triumfoi me Ippon për t’u kualifikuar në finale.

Ngajshëm si Akili, pa medalje nga Parisi është kthyer edhe Kampionia Evropiane, Nora Gjakova, e cila u eliminua në rrethin e dytë nga Jisu Kim për pasivitet, duke bërë tri gabime të njëpasnjëshme.

Megjithatë, Kosova nuk mbeti pa asnjë medalje nga Grand Slami i Parisit, pasi Distria Kransiqi e ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë e peshave -48 kilogramëshe.