Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova është mposhtur në finale të Grand Slamit dhe është dashur të kënaqet me medaljen e argjendtë.

Kosova ka vazhduar me suksese dhe medalje në sportin e xhudos.

Kjo pasi ka ardhur një medalje e argjendtë për Kosovën në Grand Slamin e xhudos Abu Dhabi 2018.

Këtë herë është Akil Gjakova, i cili ka fituar të argjendtën në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Përveç medaljes, Akili i ka shtuar Kosovës edhe plus 700 pikë Olimpike.

Xhudisti ynë u mposht në finale nga Lata Tatashduashvilli i Gjeorgjisë.

Në përgjithësi, Akili realizoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë.

Kujtojmë që dje (e shtunë), të artën e fitoi motra e Akilit, Nora Gjakova, ndërsa Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi të argjendtën.