Albian Ajeti

Ajeti realizon në “derbin e shqiptarëve” në Zvicër

Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, ka realizuar gol për skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Zurichut, në “derbin e shqiptarëve” në Zvicër.

Reprezentuesi i Zvicrës shënoi në minutën e 19-të për të kaluar Baselin në epërsi, 1 me 0, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës zvicerane.

Te Baseli po paraqitet vetëm Ajeti, ndërsa te Zurichu po luajnë Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Mirlind Kryeziu.