Albian Ajeti

Ajeti, një ndër më të mirën në Zvicër për 2018

Me festat e fundvitit, mbyllet edhe faza e parë e shumë kampionateve n Europë dhe me rifillimin e kampionatit, nis edhe numërimi mbrapsht për njohjen e fituesit në fund të tij.

Në Zvicër, luajnë shumë shqiptarë të cilët kanë zgjedhur kuqezinjtë, Zvicrën, por edhe nga ata të cilët ende nuk e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Kështu, ‘sport.ch’ ka bërë një renditje të futbollistëve të cilët kanë bërë më shumë paraqitje deri në këtë moment, si edhe kanë shënuar golat më vendimtarë me skuadrën e tyre dhe që vlerësohen si gola të konvertuar në pikë.

Albian Ajeti duket se është zbulimi i vitit në Zvicër, duke qenë se me Bazelin ka arritur të luajë plot 1548 nga 1620 që janë në total dhe bën pjesë në listën me futbollistët me më shumë minuta.

Ndërkohë, sa i përket golave të shënuar, Ajeti ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës plot 8 herë, por vetëm 2 gola kanë qenë vendimtarë për skuadrën e tij dhe që i kanë dhënë pikë duke qenë se në ndeshjet e tjera, kanë shënuar edhe të tjerët.

Ndërkohë, edhe talenti Bastien Toma, një nga dëshirat e Shqipërisë për ta bindur që të veshë fanellën kuqezi bën pjesë në këtë listë.

Ai ka shënuar vetëm 2 gola me fanellën e Sionit, por të dy golat e shënuar kanë pasur vlerën e 6 pikëve dhe 19-vjeçari shqiptar renditet në vendin e 5 si më produktivi, ndryshe nga Ajeti që renditet i 12-i.