Ajaxi është shumë pranë kualifikimit në finalen e Champions Leagues.

Skuadra nga Amsterdami ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions Leagues kundër Tottenhamit.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Donny van de Beek i cili finalizoi aksionin e bukur të “yjeve” holandezë të cilët mposhtën skaudrën e njohur britanike.

Skuadra e drejtuar nga Pochettino vuajti mungesat e shumta të disa lojtarëvë kryesorë të skuadrës duke nisur nga Harry kane për të përfunduar tek Heung-Min Son.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/04/GB1TPuJj9Ib3MvYbjslS_30_05a7a3a5a0ca3c5396b52895c4d7d4e1_video_720p_converted.mp4