Ajaxi kërkon kundërshtar për miqësore, Prishtina i uron mirëseardhje

Ajaxi i Amsterdamit ka bërë ofertë të hapur për klubet evropiane që të zhvillojnë ndeshje miqësore gjatë kësaj vere.

Prishtina i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së holandezëve.

“Jeni të mirëseardhur në çdo kohë” ka shkruar Prishtina në Twitter.