Ajaxi kërkon kosovarin Meritan Shabanin si zëvendësues të De Jongut

Largimi i Frenkie de Jong nga Ajaxi ka bërë që gjiganti holandez të vihet në kërkim të një mesfushori për ta zëvendësuar atë.

Kicker raporton se Ajaxi e sheh zëvendësues ideal të De Jongut mesfushorin kosovar të Bayern Munichut, Meritan Shabani.

Sipas këtyre raporteve thuhet se 19 vjeçari mund të transferohet tek Ajaxi në këtë afat kalimtar.