Ajaxi fillon të formojë yjet e rradhës, nënshkruan me 18 vjeçarin

Ajaxi ka zyrtarizuar blerjen e Kik Pierie nga Heerenveeni, me mbrojtësin që do të fillojë eksperiencën me “harkëtarët” më 1 korrik.

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 5-vjeçare, pra deri në 30 qershor 2024. Kik Pierie luan qendërmbrojtës dhe konsiderohet pasuesi i De Ligt, i cili pritet të transferohet në verë te një klub i madh (Barcelona është e favorizuar) për një shifër marramendëse për një 19-vjeçar.

Mbrojtësi i U-19 të Holandës u lind më 20 korrik 2000 në Boston, Shtetet e Bashkuara. Pierie është formuar në akademinë e Heerenveenit, ndërsa skuadrës së parë iu bashkua në vitin vitin 2018.

Në Eredivisie 18-vjeçari ka shënuar 2 gola, duke përfshirë edhe finalizimin ndaj Ajaxit në “Johan Cruijff Arena”, janarin e kaluar (Ajax-Heerenveen 4-4).

Rreth 2 javë më pare, Ajaxi gjithashtu siguroi për 5 vitet e ardhshme shërbimet e rumunit Razvan Marin, që vjen nga Standard Liège.