Kylian Mbappe

“Ai me të vërtet e pëlqen Liverpoolin” – gazetari francez flet për të ardhmen e Kylian Mbappes

Gazetari francez, Julian Laurens, ka thënë se Kylian Mbappes me të vërtet i pëlqen shumë klubi i Liverpoolit, por ai shtoi se nëse francezi largohet, atëherë Real Madridi mbetet në avantazh për të siguruar shërbimet e tij.   

Afati kalimtar është hapur dhe nuk kalon asnjë ditë pa zërat që e lidhin Kylian Mbappen me një lëvizje te Real Madridi apo Liverpooli.

Gazetari  Julian Laurens, në një intervistë për BBC Radio 5 Live, ka thënë se Mbappe me të vërtet e pëlqen Liverpoolin.

“Unë vërtet e besoj atë kur thotë se ai nuk ka vendosur ende”.

“Nëse ai dëshiron të qëndrojë pak më gjatë ose të shkojë diku tjetër gjatë verës si lojtar i lirë, Real Madridi ka shumë të ngjarë të jetë klubi i radhës, ndërsa Liverpool, ka më pak të ngjarë, por është një ekip tjetër që ai e pëlqen shumë”.

“Edhe nëse ai largohet si lojtar i lirë, pra pa asnjë tarifë transferimi për PSG-në, marrëveshja që ka me klubin e mbron PSG-në dhe ë ruan interesin e klubit”, ka thënë Laurens për BBC Radio 5 Live.

Bonusi që PSG duhej t’i paguante atij në fund të sezonit pavarësisht nëse ai do të largohej apo jo, nuk do të paguhet.

Kontrata e sulmuesit me PSG skadon këtë verë dhe ai është i lirë të negociojë me çdo klub për një kalim falas.

Real Madrid thuhet se i ka dhënë francezit një ultimatum, duke e detyruar të nënshkruajë një marrëveshje para-kontratë me ta në mesin e janarit ose ata do të heqin dorë.

Liverpooli, nga ana tjetër, thuhet se nuk po nxiton për 25-vjeçarin, por mbetet e interesuar dhe do të tentojë transferimin e tij.