Ahmeti: Siç e njoh unë Albinin, ai nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit

Lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti ka theksuar se SHBA-ja ka kërkuar që të pezullohet taksa, ku Kosova do të mund të kërkonte nga Serbia që të ndalë aktivitetin e saj kundër njohjes së Kosovës, të mos e pengonte anëtarësimin në Interpol dhe do të mund të kërkohej ndihmë ushtarake nga SHBA-ja.

“Haradinaj e ka mbajtur taksën për ta kaluar kohën, pasi mbaheshin zgjedhjet për Parlamentin Evropian, por edhe do të pengohej vazhdimi i dialogut mes treshes, Mogherini, Thaçi dhe Vuçiqi”, tha Ahmeti në një intervistë për RTV Dukagjini.

Ai po ashtu ka thënë se SHBA-ja ka pasur kërkesë që të pezullohet taksa dhe Kosova do të mund të kërkonte nga Serbia që të ndalë aktivitetin e saj kundër njohjes së Kosovës, të mos e pengojë anëtarësimin në Interpol dhe do të mund të kërkonim ndihmë ushtarake nga SHBA-ja.

Ai është shprehur kundër idesë së ndryshimit të kufijve në Kosovë dhe Ballkan. Ahmeti ka pohuar se në luftërat e fundit në Ballkan kanë humbur jetën më shumë se 100 mijë qytetarë për të mbrojtur kufijtë ekzistues, ndërsa thotë se do të ishte shumë gabim që për një muaj të ndodhte ideja e ndryshimit të kufijve.

Ai ka thënë se nga ajo që e njeh, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit. Ahmeti ka pohuar se po të mos ishte ky kusht i Vetëvendosjes, kjo parti do të ishte në qeveri në vitin 2017 dhe shtoi se po të mos ishin ndarë, tani Vetëvendosje do t’i kishte 45-47 deputetë. Lideri i PSD-së ka pohuar se as LDK nuk do të heq dorë nga kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre. Po ashtu ai ka shtuar se nuk di asnjë shembull ku LDK dhe LVV kanë qenë në qëndrime të njëjta politike.

Ahmeti ka treguar se Isa Mustafa i ka thënë se nëse ndodh një PAN i dytë, do të insistonte që të krijohej një koalicioni gjerë, përfshirë dhe Vetëvendosjen, në mënyrë që të dilnin fitues në zgjedhje. Ahmeti ka folur për arritjen e marrëveshjes së tij me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe për mundësinë e arritjes së koalicionit edhe me Nismën dhe AKR-në.

loading…