Shpend Ahmeti, kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, njëheri edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, sot ka votuar.

Ai para mediave se e ka kryer obligimin e tij si qytetarë.

“Sapo kreva obligimin tim si qytetarë. Unë i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë, kemi thënë gjithmonë 5 minuta kohë kanë rëndësi të madhe”.

“Deri më tani nuk kemi raportuar për ndonjë parregullsi shpresoj që kjo ditë të shkojë ashtu siç i ka hije, një ditë demokratike”, ka thënë Ahmeti.

loading…