Ahmeti publikon pamje të një qytetari duke dëmtuar shtegun e biçikletave: Pse mor vlla, çka po t’pengon?

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një video ku një qytetar shihet duke dëmtuar shtegun e ri të biçikletave.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka thënë se kjo është vepër penale.

“Pse mor vlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmen e me u mundu me prish diçka. A pe sheh qe je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se Ahmeti ka publikuar shumë foto nga shtegu i ri i biѯikletave, duke u krenuar me punën që po bën në kryeqytet.