Qeveria e Kosovës

Ahmeti për zjarrfikësit: Është e domosdoshme dhe urgjente të paguhen shtesat e rrezikshmërisë në punë

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka kritikuar Qeverinë  e Kosovës për mos përfshirjen  e zjarrfikësve në pagesat për rrezikshmërinë në punë.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në ditët e fundit në kryeqytet, pati disa zjarre në objekte të ndryshme.

“Zjarrfikësit intervenuan në mënyrë profesionale dhe humane, edhe pse rasti i sotëm në një ndertesë shumë katëshe kishte mjaft rreziqe”, ka shkruar ai, raporton Ballkani.info.

Sipas tij, Qeveria duhet të merr masa të domosdoshme dhe urgjente që zjarrfikësit të hynë në listën për pagesat  për shtesat e rrezikshmërisë në punë.

“Edhe përkundër që zjarrfikësit janë ndër më të rrezikuarit në punën e tyre, ata nuk i marrin shtesat e  rrezikshmërisë në punë. Është e domosdoshme dhe urgjente, që kjo të ndodh, madje është e pakuptimtë se si institucionet e Kosovës, nuk i kanë përfshirë fare zjarrfikësit në pagesat për rrezikshmëri në punë”, ka përfunduar Ahmeti.

Postimi i plotë:

LEXO EDHE: