Zjarrfikësi

Zjarrfikësi lëndohet gjatë intervenimit për ta shuar zjarrin në një hotel në Prishtinë – merr trajtim mjekësor

Një zjarrfikës është lënduar gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në një objekt në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Zjarrfikësi ka pësuar lëndime të lehta trupore. I njëjti ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka thënë për Telegrafin se nuk dihen shkaqet apo rrethanat e këtij incidenti.

“Jemi në vendin e ngjarjes duke intervenuar për fikjen e zjarrit. Rrethanat ende nuk dihen se si ka ardhur deri tek zjarri”, ka deklaruar ai.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se në vendngjarje përveç zjarrfikësve, ka dalë edhe policia e cila po merret me rastin.

VIDEO BONUS: Pagat e ulëta| Punëtorët e sigurimit fizik në KEK protestojnë sërish në Prishtinë