Ahmeti: Ngrohja Qendrore Solare shton kapacitetin e Termokosit për t’u zgjeruar në shumë lagje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është kryer studimi i fizibilitetit për Ngrohjen Qendrore Solare në komunën e Prishtinës.

Ai këtë lajm e quajti fantastik pasi ky projekt do të shtojë kapacitetin e Termokosut për t’u zgjeruar edhe në disa lagje të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Ahmeti tha se edhe më e rëndësishmja e kësaj është se do të zëvendësohet me energji të ripërtërishme diellore.

Projekti do të financohet potencialisht nga KfË, BERZH, grante të donatorëve dhe financim të komunës.

Ja postimi i plotë:

Lajm fantastik!

Në bashkëpunim me KfW dhe BERZH kemi përfunduar studimin e fizibilitetit për Ngrohjen Qendrore Solare në Komunën tonë.

Ky projekt do të shtojë kapacitetet e Termokosit për të zgjeruar rrjetin në lagjet me banim individual si Tophane, Arbëri e Medrese.

Por më me rëndësi, do ta zëvendësojë qymyrin me energji të ripërtërishme diellore.

Ky projekt synon që brenda 3-5 viteve të ardhshme ta zgjerojë rrjetin përtej projektit të kogjenerimit e që po bëhet edhe në Kalabri Mat e Qendër.

Projekti do të financohet potencialisht nga KfW, BERZH, grante të donatorëve e financim të Komunës.

Përndryshe, ky do të jetë ndër tri projektet më të mëdha të këtij lloji në Evropë.

loading…