Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Ahmeti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për projektin e ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit. Ahmeti ka thënë se mbështet plotësisht ndërtimin e kësaj autostrade.
“Regjioni që ka kontribuar më së shumti në GDP të Kosovës, më shumë se të gjitha rajonet, merr buxhetin më së paku. Kjo është e palogjikshme”, ka thënë Ahmeti.
“Fabrikat më të mëdha janë gjendur në atë rajon, dhe ende fabrika të mëdha ka në qytetin e Pejës për shembull, ndërsa infrastruktra është e dobët. Dukagjini ka nevojë për Autostradë, dhe ka nevojë për investime që të zhvillohet”.







