Ali Ahmeti

Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me suksesin më të madh, dallimi është mbi 40 mijë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në ceremoninë e fitores së Frontit Evropian në Tetovë, shprehu entuziazmin e tij për suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale.

Ahmeti përmendi emocionet e veçanta që ia shtoi fitorja në Tetovë, duke theksuar lidhjen personale për këtë qytet pas 23 vitesh.

“Më 8 maj e kam një porosi për të gjithë, si vëllau vëllaut, aty ku rrezikohet ndonjë mandat le të kenë kujdes. Ky kapitull u mbyll me suksesin më të madh, dallimi është mbi 40 mijë, në të gjithë komunat fitojmë bindës, por më shumë më ka gëzuar fitorja në Tetovën time, sepse unë që 23 vite jetoj këtu”, tha Ahmeti, raporton TvKlan.mk