Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas konferencës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se masat e ndërmarra për kryeqytetin mbesin të njëjta.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se qarkullimi brenda kësaj komune lejohet nga ora 06:00 deri në orën 17:00, për ata të cilët kanë nevojë të dalin.
“Nga ajo që dëgjuam në konferencë për media nga niveli qendror, masat mbesin të njejta. Pra qarkullimi brenda komunës tonë lejohet prej 06-17, për ata dhe vetëm për ata që kanë nevojë me dal. Hyrje daljet në Prishtinë mbesin të bllokuara përveç listes së dërguar nga Ministria e Tregtisë”, ka shkruar ai.
Ahmeti tutje tha se për çdo vendim tjetër do të njoftohen qytetarët duke i këshilluar të ruajnë veten dhe familjen.
Postimi i plotë:
“Nga ajo që dëgjuam në konferencë për media nga niveli qendror, masat mbesin të njejta. Pra qarkullimi brenda komunës tonë lejohet prej 06-17, për ata dhe vetëm për ata që kanë nevojë me dal. Hyrje daljet në Prishtinë mbesin të bllokuara përveç listes së dërguar nga Ministria e Tregtisë.
Qytetarë të Prishtinës, do të ju informojmë për çdo vendim të nivelit qendror. Do të jemi pranë jush për ta kaluar çdo fazë. Do ti shmangemi çfarëdo inkuadrimi në debatet politike të ditëve në vijim, duke ruajtur prioritetin kryesor që kemi këto ditë e ai është shëndeti juaj.
Ruajeni vetën dhe familjen.







