Ahmeti: Faleminderit për optimizmin që na ofrove, faleminderit për të qeshurat si Cima!

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Ahmeti tha se Cimën e njohu nga shumë këndë por ishte i njëjti.

Ai tutje theksoi se lajmi i sotëm na përkujton se sa afër e kemi virusin, sa i rrezikshem është dhe se nuk fal.

Postimi i plotë:

Para disa jave kisha kënaqësinë ti ndaj mirënjohje Profes për vepër jetësore në sport. Po, po sport. Para se të ishte Cima i ekraneve tona, profa ishte profesor i Edukatës Fizike edhe në shkollen time Xhevdet Doda.

Fjalimin e pati të shkurtë e të sinqertë. I kishte lënë përshtypje shumë vlerësimi jonë edhe pse ishte vec një copë letër.

Sikurse humori i tij dhe Lecit të ndjerë e Qumilit në Treshi Përsheshi nuk hezitonte që në mënyren më brutale ta thotë realitetin. Shok i babit, kojshi, profesor e familjar i shokëve të tij. E njofta nga shumë kënde, por ishte i njejti.

Covidi po merr jetë cdo ditë. Shpesh po i lexojmë vetëm si numra, por lajmi i sotëm na përkujton se sa afër e kemi virusin, sa i rrezikshem është dhe se nuk fal. Sigurt se mesazhi i profes do ishte të kemi kujdes më shumë.

Falemnderit Prof. Rasim për kontributin në arsim! Falemnderit për të qeshurat si Cima! Falemnderit për optizmin shumë të nevojshëm që e ofrove në vitet më të vështira.

Ngushëllime familjes e i lehtë i qoftë dheu!.