“Ah breh Astrit…”, fjalët prekëse të mikut të Astrit Ademajt pas vrasjës së tij në Pejë

Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së ka mbetur i vrarë në orët e mbrëmjes.

Pas vdekjes së tij ka reaguar edhe miku i tij, Gazmend Shabaj.

Shabaj përmes një shkrimi në Facebook, është shprehur “Ah bre Astrit, sa pate energji ma shumë se krejt na bre… Shpirti yt qoftë me engjëjt e botës së përjetme”.

Kujtojmë që rasti ka ndodhur rreth orës 20:20. Përveç Ademajt i vrarë ka mbetur edhe Blerand Kadrijaj dhe i plagosur A.Ademaj.