Aguero është bërë vetëm futbollisti i dytë në histori të Premierligës që për 5 sezone me radhë, shënon së paku 20 gola.

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero ka hyrë në histori me golin që shënoi kundër Burnley.

Me këtë gol, ai arriti në kuotën e 20 finalizimeve në Premierligë, diçka që e ka bërë për pesë sezone me radhë.

Ai u bë vetëm lojtari i dytë që e arrin këtë, pasi e kishte arritur Thierry Henry mes 2001/02 dhe 2005/06, që kishte shënuar për pesë sezone së paku 20 gola në Premierligë.

https://twitter.com/OptaJoe/status/1122507770945769472?