Agron Mustafa pranon se ka ndarë miliona euro nga PTK për këngëtarë, frizere… Tuna, Nora, Ermali… (VIDEO)

Akuza dhe kundër akuza në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, gjatë intervistimit të ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa.

Mustafa fillimisht ka prezantuar një letër ndaj deputetit Milaim Zeka siç tha ai të deponuar në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe në Kuvend.Ai ka kërkuar largimin e Zekës nga komisioni, pasi sipas Mustafës, Zeka është përfitues i 100 mijë eurove nga Telekomi dhe ka konflikt interesi.Deputeti Milaim Zeka, ka reaguar ndaj Mustafës i cili tha se krejt biografia e ish-kryeshefit njihet për rrahje dhe shantazhet që ka bërë me shefat e policisë dhe të tjerë. Zeka ka mohuar të ketë pasur kontratë personale.

Kryesuesi i këtij Komisioni Visar Ymeri i është përgjigjur Mustafës lidhur me këtë çështje, i cili tha se nuk ka të drejtë të kërkojë largimin e Zekës nga komisioni, por janë institucionet e drejtësisë që duhet ta trajtojnë këtë letër.

Në komisionin hetimor për PTK dhe Vala, ish kryeshefi i PTK Agron Mustafa duke folur për procesin e arbitrazhit që ka ndodhur në vitin 2016 dhe i humbur si rast ndaj Z -Mobile, thekson se përpjekjet për mbrojtje kanë qenë maksimale, derisa është pyetur nga deputeti Armend Zemaj përse është zgjedhur një studio ligjore e afërt me kryeshefin e atëhershëm Agron Mustafa për mbrojtjen e PTK-së në Arbitrazh.

Mustafa theksoi se pronari i kësaj studio ka qenë bashkëpunëtor në Aeroport në atë kohë.Edhe deputeti Liburn Aliu ngriti çështjen e një kompanie pa asnjë përvojë duke u eliminuar 16 kompani të tjerë që kanë marrë pjesë në tenderin për mbrojtje ligjore në Arbitrazh.

Deputeti Armend Zemaj tha se dyshimet e Kuvendit janë se degradimi i PTK-së janë kontratat dhe shpenzimet operacionale për paga dhe qera. Sipas tij, ekziston një dyshim i bazuar që përveç neglizhencës në PTK për arbitrazh ka pasur edhe interesim për përfitime të disa njerëzve me anë të kontratave të ndryshme, media dhe OJQ fiktive.Zemaj pyeti Mustafën pse keni lidhë kontratë pesë vjeçare për 23 mijë euro në muaj për objektin në shesh të Prishtinës, i cili ka qenë i uzurpuar. Po ashtu ai pyeti pse është lidhur dhe është vazhduar kontrata për objektin në Breg të Diellit pronë e ish një komandanti, që ko qira është paguar 10 mijë euro në muaj.

Mustafa tha se objekti në shesh është pika më strategjike që ka pasur PTK me 1 mijë metra katrorë. Ndërsa, tha se nuk ka nënshkruar kontratë me uzurpatorë në shesh, por sipas tij, pronar është një slloven dhe për PTK-në është e ligjshme.Ndër të tjera deputeti Zemaj si është e mundur që Z-mobile me I kërkua 47 milionë e 900 mijë euro, me i fituar 30 milionë edhe mos me bërë kundërshtim kjo është jashtë çdo logjike për t’iu nënshtruar menjëherë një marrëveshje të implementimit.Mustafa u shpreh shkurt se e ka parë këtë film para katër pesë vjetëve.

Ndërsa, për kontratat e arritura në PTK, Mustafa disa herë u shpreh se nuk ka pasur inflamacione, sepse këto kanë qenë të ndërlidhura me prokurimin. Por, Zemaj duke qesh ia kthej si e dite për 100 mijë euro të Milaim Zekës.Duke folur për Arbitrazhin, kryesuesi i këtij Komisioni Visar Ymeri është shprehur i habitur pse nuk është zgjedhur një kompani serioze për mbrojtjen e PTK-së në Arbitrazh.Ndërsa, Mustafa, kur foli për procesin gjyqësor, tha se është tërhequr padia me marrëveshje dy palëshe për shkak se është nënshkruar një marrëveshje më 24 maj 2017.

Më vonë gjatë këtij Komisioni Zeka përveç procedurave tenderuese dhe arbitrazhit, ka pyetur Mustafën edhe për kontratat e për sponsorizim të disa këngëtarëve që janë milionerë, për frizura dhe për ambasada.Ndërsa, ish drejtori ekzekutiv në PTK, Mustafa ka arsyetuar se këto sponzorime kanë ndodhur për promovimin e PTK-së.

Kontrata Mustafa ka nënshkruar edhe për party në Duplex, sipas të cilit asgjë te keqe nuk ka.

loading…